Real Madrid – Kashima Antlers, finalja e botërorit për klube shkon në vazhdime (VIDEO)

213

Nuk ka fitues pas 90 minuta lojë në finalen e Kupës së Botës për Klube.

Finalja e botërorit të klubeve në mes të Real Madridit dhe Kashima Antlers do të shkojë në vazhdime, pasi koha e rregullt ka përfunduar me barazim 2-2.

Reali kaloi i pari në epërsi në këtë takim, me golin e Karim Benzemas në minutën e nëntë, mirëpo Kashima përmbysi rezultatin me dy golat e Gaku Shibasaki.
Ronaldo barazoi në 2-2 për Realin, duke shënuar nga penalltia në minutën e 60 të takimit.
Comments