Real Madridi luajti një miqësore me dyer të mbyllura, fitoi ndaj Leganesit
Skuadra e Real Madridit sot luajti një miqësore me dyer të mbyllura ndaj Leganesit.
Ekipi i Xabi Alonsos fitoi me shifrat 4:1, shkruan Indeksonline
Golat për skuadrën mbretërore i shënuan: Pitrach, Huijsen, Brahim dhe Ferland Mendy.
Pas katër ditësh, Real Madridi, do të luajë një tjetër miqësore ndaj WSG Tirolit – para se të fillojë La Liga – ku më 19 gusht luan ndeshjen ndaj Osasunas./Indeksonline/