Real Madridi pret një ofertë prej 130 milionë eurosh për Vinicius Junior
Real Madridi po përgatitet për një verë të ngjeshur në lidhje me të ardhmen e Vinicius Junior. Zyrat e klubit nga Santiago Bernabeu janë të vetëdijshme se Arabia Saudite do të bëjë përsëri një ofertë multi-milion dollarëshe për anësorin brazilian, kontrata aktuale e të cilit është deri në qershor 2027.
Sipas DefensaCentral, shifra që klubet e Gjirit mund të ofrojnë do të ishte rreth 130 milionë euro, një shumë e vështirë për t’u injoruar në tregun aktual, megjithëse për momentin duket se Los Merengues nuk kanë ndërmend ta shesin.