Real Madridi shënon fitore, i afrohet Barcelonës

273

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore në javën e 14-të në La Liga, pasi mposhti 0:3 Leganesin si mysafir.

Golin e parë në këtë sfidë e shënoi Kylian Mbappe pas asistit nga Vini Jr, shkruan Indeksonline

Në pjesën e dytë, skuadra e Carlo Ancelottit shënoi dy gola tjerë.

Fillimisht Fede Valverde shënoi nga gjuajtja e lirë dhe më pas Jude Bellingham.

Me këtë fitore, Real Madrid shkon në kuotën e 30 pikëve në pozitën e dytë, katër më pak se lideri Barcelona (34) – por ka edhe një ndeshje më pak të zhvilluar./Indeksonline/

Comments