Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ka befasuar të gjithë pasi me performancën e tij ka kthyer edhe një herë vëmendjen e klubeve më të mëdha europiane.
Është e përditshmja sportive spanjolle “Mundo Deportivo” e cila shkruan se Elseid Hysajt po monitorohet prej skuadrës së Barcelonës, transmeton SYRI.net.
“Barcelona ka nisur operacionin ‘anësor’. Katalanasit po shqyrtojnë disa mundësi duke filluar nga emra si Joshua Kimich, Hector Bellerin e Stephan Lichtsteiner, për të vazhduar me alternativa më pak të njohura për publikun spanjoll. Hysaj është shumë i mirë në mbrojtje dhe në sulm, por me pak aftësi teknike për Barcelonën”, shkruan ‘Mundo Deportivo’.
Sigurisht që bëhet fjalë për merkaton e verës por Barcelona ka nën vëshgim lojtarët me të cilët kërkon të afrojë në skuadër./ SYRI.net