Reali e dëshiron Paulo Dybalan e Juventusit

FLORENTINO PEREZ, PRESIDENTI I REAL MADRIDIT, PO SYNON QË TA TRANSFEROJ PAULO DYBALA NË SANTIAGO BERNABEU
Sipas të përditshmes sportive katalane, Mundo Deportivo, presidenti i Real Madridit, Florentino Perez është shumë i qartë: Ai dëshiron transferimin e Paulo Dybala në Santiago Bernabeu.
Sipas Mundo Deportivos, Perez u ka thënë të afërmeve se ka shumë besim në yllin e ri të Juventusit, përcjell Express.
Perez mendon se reprezentuesi argjentinas është i vetmi që mund t’i bëjë konkurrencë treshës së Barcelonës; Lionel Messit, Neymarit e Luis Suarezit.
Thuhet se Perez do të mundohet që ta heq dënimin e FIFA-së, e cila ia ka ndaluar Realit transferimet për dy afatet e ardhshme kalimtare, dhe më pas do të nis misionin për transferimin e Dybalas. /Express/