
Rebalanci i buxhetit në Komunën e Cairit është votuar, por ajo është kundërshtuar nga këshilltarët e partive shiptare ndërsa është votuar nga BDI,me përkrahjen edhe të dy subjekteve më të mëdha maqedonase LSDM dhe VMRO.Këshilltarët e partise Aleanca Shqiptare dhe dy krahët e Besës kanë votuar kundër dhe kanë kritikuar BDI-në pse ata kanë mbështetur një rebalanc të tillë diskriminues sipas tyre sepse bëhet fjalë për një Komunë shqiptare e cila ka plot probleme të ndryshme infrastrukturore, dhe cështje të tjera .
Por ajo që bie në sy është mbështetja e këshilltarëve të VMRO-së ,arsyet e së cilës nuk dihet përse kanë mbështetur këtë rebalanc kur dihet se ata kanë përplasje të thella kohëve të fundit si në nivel qendrorë poashtu edhe në atë komunal.
Në rebalancin e buxhetit kanë votuar kundër gjashtë këshilltarët e Besës krahu i Afrim Gashit, dy të Lëvizjes Besa krahu i Bilall Kasamit dhe dy këshilltarët e Aleancës për Shqiptarët.Faktiditor.ch.