Reçica: Kosova ka mbështetje për krijimin e Ushtrisë

303
elmi reçica, kuvendi

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme, Elmi Reçica tha se vizita e shefit të NATO-s në Kosovë dhe vaçmas mesazhet e tij perkrahese per Kosoven dhe stabilitetin e rajonit tregojne se partneret tane jane te vendosur per te mos lejuar asnje situate qe e cenon paqen ne rajon, çfare ishin perpjkekjet e fundit agressive te Serbise kunder Kosovës.

Reçica gjatë një interviste dhënë për emisionin politik Debat me Ridvan Berishen, që transmetohet sonte nga ora 21:00, nënvizoi se vizita e shefit të NATO-s Stoltenberg është vazhdimesi e mbështetjes së parezervë që e ka pasur Kosova gjatë dhe pas luftës.

Kreu i Komisionit për Punë të Jashtme tha se deklaratat e shefit të NATO-s dhe qëndrimi i Sekeratrit Amerikan te Mbrojtjes James Matis, e dhënë disa ditë më parë, flasin qartë se shteti i Kosovës e ka mbeshtetjën e plotë në të gjitha drejtimet, përfshirë këtu edhe procesin për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Ne duhet të ngutemi më shpejt për ta bërë ushtrinë”, theksoi Reçica.

Ai ishte kritik edhe për veprimet e Qeverisë në këtë aspekt sikurse që pati vërejtje edhe për mënyrën e menaxhimit të temave të tjera të mëdha, siç është dialogu me Serbinë, demarkacioni dhe Asociacioni.

Dialogu me Serbinë duhet të jetë me transparent, shtoi Reçica duke rikthyre ne vëmendje sërish temën e zgjedheve të parakohshme si opsion të mundshëm që mund të ndodhë nëse për këtë ka pajtim midis dy lidereve Veseli e Mustafa.

“Ne ne PDK kemi vërejtje për përformacën e Qeverisë”, u shpreh Reçica.

Comments