
Sot, nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në qendër të Shkupit do të vendoset regjim i veçantë trafiku për shkak të një proteste të paralajmëruar, njofton Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.
Bulevardi “Goce Dellçev” do të mbyllet për trafik në drejtim të lëvizjes drejt ndërtesës së Qeverisë, në pjesën nga kryqëzimi me rrugën “Filip 2 Makedonski” deri në udhëkryqin me bulevardin “Shën Kliment Ohrit”.
Në të dy drejtimet e lëvizjes, siç thotë MPB, bulevardi “Ilinden” do të mbyllet edhe në pjesën nga kryqëzimi me “Shën Kliment Ohrit” deri në bulevardin “8 Shtatori”.
Sektori i Punëve të Brendshme Shkup u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë urdhrat e lëshuara nga zyrtarët e policisë në terren.