REGJISTRIME TË REJA NË UNT, AZIS POLLOZHANI SIGURON: “NUK KA SHKRIRJE TË UEJL-së NË UNT!”

309
fresco

Image result for aziz pollozhani

midle

Në hapësirat e UEJL në Shkup sot vazhdoi regjistrimi i studentëve të universitetit të ri UNT. Kjo po vazhdon pas marrëveshjes që universiteti i ri të shfrytëzojë përkohësisht hapësirat e UEJL.  200 studentë të  UEJL kanë nënshkruar peticion kundër shfrytëzimit të hapësirave të universitetit të tyre nga UNT.

Grafikë: Peticioni i studentëve të UEJL

“Ne si studentë të UEJL shprehim pakënaqësinë tonë për inkuadrimin e Universitetit Nënë Tereza në hapësirat tona, respektivisht thirrjen e dy universiteteve në adresë të njëjtë.  Është realizuar peticion kundër kësaj ‘shkrirjeje’ nga ana e Parlamentit Studentor të UEJL, që deri tani kemi mbledhur mbi 200 nënshkrime.”

Nga organizatorët e peticionit paralajmërojnë se nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre, atëherë ata nuk përjashtojnë mobilizimin për bojkot të procesit mësimor. Ata shpresojnë se zëri i tyre do të dëgjohet nga rektorati dhe profesorët.

Lidhur me këtë ankesa të ngritura, rektori i përkohshëm i UNT, Azis Pollozhani i është përgjigjur studentëve:

“Edhe ministri i arsimit, Pishtar Luftiu ka bërë thirrje që studentët duhet ta pranojnë njëri tjetrin dhe se të përkrahen studentët e UNT”, u shpreh Aziz Polozhani, rektori i përkohshëm i UNT-së.

“Studentët duhet të përkrahin njëri tjetrin, nuk besoj se do të vie deri në atë pikë që për kolegët e tyre do të duhet të dalin në protestë përkundrazi këto duhet ti mbështesin kolegët që studijojnë në UNT sepse është universitet në fillim e sipër dhe ato duhet të shtrijnë dorën njëri tjetrit dhe ti përkrahin”, tha Pishtar Lutfiu, ministër i arsimit.

Nga UNT kanë theksuar se do të vazhdojnë me aktivitetet për regjistrimin e studentëve të rinj dhe se konkursi do të jetë i hapur edhe ditëve të tjera në vijim.

Comments