Regjistrohen 61 raste të përfshirjes së fëmijëve në punë të rënda, KOMF thotë se ka më shumë

224

Rreth 61 raste të përfshirjes së fëmijëve në punë të rënda janë raportuar në Qendrat Sociale në të gjitha Komunat e Kosovës.

Por rrjeti i organizatave për mbrojtjen e fëmijëve, KOMF, ka ngritur shqetësim se ky numër nuk paraqet gjendjen reale në këtë drejtim.

E një plan i Qeverisë së Kosovës për eliminimin e të gjitha formave të punës së fëmijëve për vitin 2016, sipas KOMF-it, nuk gjeti zbatim. Vërejte ka edhe Institucioni i Avokatit të Popullit.

Në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale thonë se asnjëherë nuk është mjaftueshëm të punohet në mbrojtjen e fëmijëve.

Sipas zyrtarëve të kësaj ministrie, nga 61 raste sa janë raportuar, 53 kanë arritur t’i zgjidhin.


Regjistrohen 61 raste të përfshirjes së… by kohanet

Comments