Regjistrohet edhe një tërmet në Shkup


Enti seizmologjik në Maqedoni ka regjistruar një dridhje të re të tokës, në mesnatë, me epiqendër në rajonin e Shkupit.
Ky tërmet është regjistruar në ora 1 të mëngjesit të sotëm, me një forcë prej 1.6 shkallë Rihter.
I njëjti është ndjerë në Shkup dhe rrethinë, me një inensitet prej 3 shkallësh, sipas sistemit makroseizmik evropian.