Gjimnazi ” 7 Marsi” shkolla më e sukseshme e vitit që lamë pas në Tetovë dhe jo vetëm , nesër si gjithë qendrat tjera do të fillojë me regjistrimin e nxënësve për vitin shkollorë 2017-18.Kjo qendër e mesme në Tetovë tashmë ka kushte të përsosura për mbarëvajtjen e procesit mësimorë me një staf të përkushtuar dhe shumë profesional dhe me rezultate të paimagjinueshme gjatë këtij viti në shumë lëndë me pjesëmarrjen e garave komunale, regjionale dhe republikane, me shumë aktivitete dhe suksese në sferën e sportit, me aktivitete të shumta kulturore dhe me investime të shumta në inventar, themelimin e kabineteve nga lëndët e Kimisë, Informatikës dhe Biologjisë dhe shumë zhvillime të tjera.Drejtoresha e këtij gjimnazi Miqerem Rizai tha për Faktiditor se gjatë dy viteve të funksionimit ky institucion ka hapëruar shumë,kushdo që ka dilemë, le të vijë t’a shohë ndryshimin e madh , poashtu janë bërë gjëra të paimagjinueshme dhe së fundmi duhen edhe nxënës me sukses më të lartë nga filloret për të vazhduar rrugëtimin drejt sukseseve edhe më të mëdha në vitin që vjen.Rizai tha se është bërë një punë e shkëlqyer nga gjithë stafi për t’a sjellë gjimnazin deri në këtë nivel pas shumë problemeve të shumta që ka patur në themelimin e këtij institucioni të mesëm para dy vitesh.Tashmë ” 7 Marsi” ka një tjetër imazh.
Ajo u ka bërë një apel gjithë prindërve që të sjellin fëmijët e tyre në këtë qendër të mesme sepse është vendi ideal për të patur një perspektivë në procesin edukativë dhe arsimorë sepse këtë e dëshmojnë shumë rezultate të shkëlqyera që kanë ndodhur në procesin mësimorë që sapo u përmbyll./Faktiditor.ch/.
Comments