Rekord i pazakontë në Haraçinë: Kandidati i pavarur merr vetëm një votë

130
fresco

Ajo që në këto zgjedhje lokale ishte befasia më e madhe – dhe për disa ndoshta edhe shkak për të qeshur – është rezultati i zgjedhjeve për kryetar komunën e Haracinës.

Në Haraçinë garuan tre kandidatë për kryetar komune: Skender Isufi nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Daut Beqiri nga Koalicioni VLEN dhe kandidati i pavarur Fekri Bakiu.

Zgjedhjet në këtë komunë u fituan që në raundin e parë nga kandidati i Koalicionit Vlen, por “ylli” i këtyre zgjedhjeve në Haracinë ishte kandidati i pavarur Fekri Bakiu, i cili mori vetëm një votë – ndoshta numri më i ulët i regjistruar ndonjëherë në ndonjë palë zgjedhje.

Me shumë gjasa, ai ka votuar vetëm për veten e tij.

Comments