Rekord i ri Botëror/ Luan në moshën 45 vjeç e 161 ditë, pret edhe penallti

417

Portieri egjiptian, Essam El-Hadary, ka hyrë në historinë e Kupës së Botës, pasi bëhet lojtari më i vjetër që aktivizohet në një ndeshje të këtij niveli.

El Hadary, i cili është 45 vjeç dhe 161 ditë, është në Kupën e Parë Botërore të Faraonëve.

Portieri thyen kështu rekordin e mëparshëm, mbajtur nga portieri i Kolumbisë, Faryd Mondragon, i cili ishte 43 vjeç dhe tre ditë i vjetër kur ai u shfaq në Kupën e Botës në vitin 2014.

El-Hadari në këtë ndeshje të shënuar për të ndaj Arabisë Saudite, priti edhe një penallti në minutën e 41-të të takimit, duke e shënuar akoma më shumë në histori këtë ndeshje të veçantë në karrierën e tij.

Comments