Shoqata e Futbollit të Irlandës ka konfirmuar se janë shitur të gjitha biletat për ndeshjen kualifikuese R. Irlanda – Uellsi, përcjell indeksOnline.
Më 24 mars, Irlanda e pret në shtëpi ekipin e Uellsit në stadiumin “Aviva” që ka kapacitetin mbi 51 mijë ulëse. Biletat për këtë përballje mjaftë interesante dolën në nëntor, ndërsa në janar ato tashmë janë shitur.
Çmimet e biletave kanë shkuar deri në 130 euro, ndërsa tifozët mysafirë, ata të Uellsit kanë marr vetëm 3 mijë e 500 vende për të përkrahur shtetin e tyre.