Reshje shiu dhe borë, si paraqitet situata në Shkodër

185

Shkodra është përfshirë me reshje shiu të dendura, dhe dëborë në zonat malore.

Sipas njoftimeve nga autoritetet përkatëse bëhet me dije se situata është më e qetë. Në bashkinë Vau Dejës raportohet se ka shkëputje të energjisë elektrike.

Gjendja e motit gjatë natës dhe aktualisht është si vijon:

Reshje shiu dhe debore: Aktualmente, reshjet e shiut dhe debore vazhdojnë në zonat malore me intensitet të ulët. Reshje debore janë raportuar në Bashkinë Pukë dhe Fushë Arrëz, por pa krijuar probleme të menjëhershme.
Aksi Boge – Theth: Nga komunikimi me DRV Shkodër, është raportuar se ka reshje debore në këtë aks rrugor, por qarkullimi vazhdon pa probleme. U kërkohet që automjetet të qarkullojnë me goma dimërore për siguri të shtuar.
Energjia elektrike: Strukturat e OSHE nuk kanë raportuar situata problematike, përveç një problem të shkëputjes së energjisë elektrike në Bashkinë Vau Dejes.
Infrastruktura e ujërave: Nga DRUK Lezhë, raportohen reshje shiu prej rreth 10mm/24 orë, por nuk janë shkaktuar probleme në infrastrukturën e kullimit dhe argjinaturën.
Institucioni i Prefektit po monitoron situatën dhe është në kontakt të vazhdueshëm me strukturat e MC për çdo problematikë të mundshme.

Comments