Reshje shiu në Laç, përmbytet qendra e qytetit

206
fresco

midle

permbytjet-660x330

Reshjet e dendura të shiut nga të cilat është përfshirë mbrëmjen e sotme rrethi i Kurbinit kanë shkaktuar përmbytjen e qendrës së qytetit të Laçit.

Përroi që kalon mes përmes qytetit ka dalë nga shtrati, çka ka bërë që uji të vërshojë nëpër rrugë duke arritur në katet e para të banesave dhe bizneseve që ndodhen në qendër të qytetit.

Për shkak të reshjeve të dendura dhe stuhisë në qytet është ndërprerë edhe furnizimi me energji elektrike.

10 tetor 2016 (gazeta-Shqip.com)

Comments