Reshje të dobëta të dëborës në Berovë

Temperatura më e ulta sot mëngjesin e sotëm në orën shtatë në Berovë janë matur minus gjashtë gradë Celsius, me ç’rast vijojnë Lazaropole me minus pesë, Manastir minus katër, Dibër, Prilep dhe Mavrovë me minus tre.
Minus dy gradë janë matur në Shkup, Petrovec, Pretor, Krushevë, Tetovë dhe Ohër, minus një në Pozharan, Kriva Pallankë, Shtip, Demir Kapi, zero në Strumicë, Vinicë, Topollçan dhe Gjurishte, një në Kumanovë, dy në Shkup, ndërsa gjashtë në Gjevgjeli dhe Dojran.
Sot në mëngjes në vend mbizotëron mot i qetë ndërsa në pjesën më të madhe me vranësira, në rajonin e Berovës ka reshje të dobëta të borës. Fryen erë e dobët nga drejtimi verior.
Moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme me periudha të ngrohta dhe me erë të dobët deri në mesatare nga drejtimi verior. Në pjesët malore veriore do të ketë kushte për reshje të dëborës. Temperatura më e lartë do të lëvizë në interval prej 6 deri më 13 gradë Celsius.
Në Shkup mban mot me vranësira të ndryshueshme, me erë të dobët veriore. Temperatura më e lartë do të arrijë deri më 8 gradë.
Nesër moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe periudha të ngrohta. Pasdite dhe gjatë natës, në pjesët veriperëndimore ka kushte për reshje të përkohshme lokale të shiut, ndërsa nëpër male dhe vendet më të larta reshje të dëborës. Do të fryejë erë mesatare deri e përforcuar veriore, posaçërisht përgjatë Vardrit. Temperatura e mëngjesit do të jenë në interval prej -2 deri më 5, ndërsa ato të ditës prej 5 deri më 12 gradë Celsius.
Në ditët në vijim do të mbisundojë kryesisht mot i qëndrueshëm, në disa vende do të ketë vranësira dhe kushte për paraqitje të reshjeve të dobëta të shiut, ndërsa në zonat malore borë e dobët. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar, përkohësisht edhe erë ve fuqishme veriore, veçanërisht të mërkurën dhe të enjten kur do të shkaktojë rënie të temperatura të ajrit.
Në rajonin e Shkupit ajri më i ndotur ka qenë në Qendër me 226,36 mikrogamë PM10 grimca të matur në metër kub, tek Rektorati 223,88, Gazi Babë 220,27, Lisiçe 211,61 Karposh 91,42 dhe Milladinoc 74,38.
Në Manastir janë matur 143,17, Kavadar 141,45, Tetovë 125, 04, Kërçovë 121,55, Kumanovë 84.20, Koçan 61, Veles 59,26 mikrogramë në metër kub.

