Reshje të rrëmbyeshme të shiut nesër në Maqedoni

321

Reshje të rrëmbyeshme të shiut nesër në Maqedoni

Moebel THEMA

Reshje të rrëmbyeshme të shiut nesër pasdite priten në pjesët veriperëndimore dhe lindore të vendit. Në nivel lokal, siç lajmëron DPHM, pritet të reshin mbi 25 litra në metër katrorë. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 14 deri në 21 gradë Celsius.

Të shtunën do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira, me periudha të diellit të cilat do të jenë më të pranueshme në pjesët lindore. Do të fryjë erë e dobët në mesatare nga veriu, ndërsa temperatura maksimale do të jetë e pandryshueshme.

Të dielën do të jetë kryesisht me diell me temperaturë të ulët të mëngjesit, prej një deri në tetë gradë, ndërsa më të larta ditore prej 16 deri në 23 gradë Celsius.

Gjatë dy ditëve të para të javës së ardhshme priten reshje lokale të shiut me intensitet të dobët.

Comments