Reshjet e reja do të risin nivelin e lumenjve, janë të mundshme derdhje

409

Reshjet e reja do të risin nivelin e lumenjve, janë të mundshme derdhje

Reshjet e shiut dhe ngrohja e motit që është paralajmëruar për në ditët në vazhdim do të shkaktojë shkrirje të menjëhershme të borës, me ç’rast do të çojë në rritje të nivelit të ujit të lumenjve dhe derdhjen e tyre të mundshme.

Nga qendra për menaxhim me kriza informojnë se reshjet e reja të shiut shtesë do të ndikojnë në rrjedhën e lumenjve dhe se priten rritje shtesë e nivelit të ujit, e cila për shkak të tokës me lagështi dhe paaftësinë për të ndikuar në sasi të larta të ujit, duhet të kemi kujdes në paraqitjen e mundshme të vërshimeve lokale në pellgjet e lumenjve Treska, Cërna Reka, nivelin e lumenjve Radikë dhe Drini i Zi, nivelin e lumit Vardar, lumenjtë rreth Baba Planina, Nixhe, Kozhuf dhe Babuna.

Me qëllim për të ndërmarrë aktivitete parandaluese në kohën e duhur për ulje të rreziqeve nga shfaqja e vërshimeve, QMK ka paralajmëruar njësitë e vetëqeverisjes lokale dhe ju ka porositur që ti angazhojnë ndërmarrjet publike dhe subjekte të tjera në komunat e tyre, të jenë të gatshëm dhe të kryejnë kontroll të të gjitha vendeve kritike ku është e mundur paraqitja e vërshimeve, të shqyrtohet gjendja në rrjetin e ujërave rrjedhëse dhe të objekteve të tjera ujore në territorin e tyre, me qëllim që të vërtetohet nëse të njëjtat sigurojnë hidroizolimin e nevojshëm për rrjedhje normale të ujërave.

Nga Qendra për menaxhim me kriza i përkujtojnë qytetarët nëse kanë nevojë të paraqiten në numrin falas për thirrje urgjente – 195.

Nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike paralajmëruan se gjatë fundjavës moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe dukshëm më i ngrohtë.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej zero deri në gjashtë gradë, ndërsa maksimalja do të jetë prej tre deri në 17 gradë.

Nesër pasdite dhe natën deri të dielën do të ketë të reshura lokale të kohëpaskohshme, sidomos në pjesën perëndimore, ku në malet më të larta do të ketë reshje bore. Do të fryjë herë pas here erë e fuqishme perëndimore, më e theksuar në malet dhe në jug të vendit.

Comments