Reshjet e shiut në Pejë, krijohet shtabi emergjent (Foto)

202

Reshjet e shiut në Pejë, krijohet shtabi emergjent (Foto)

Reshjet e shiut janë të dukshme edhe në Pejë. Komuna ka formuar shtabin emergjent për gjendjen e krijuar pas reshjeve të fundit të shiut.

Ata kanë vënë në dispozicion edhe numrin 049 786 665, për t’i lajmëruar rastet emergjente.

“Për komunikim me publikun dhe medie thirrni ne 049 476 000, Numri kryesor për Emergjenca: 112,Shërbime Emergjente: 049 486 000, Shërbime Shëndetësore: 049 112 333, Këshillat Komunal: 049 429 000, Shërbime Publike: 049 481 000”, thuhet në një njoftim të komunës.

Ndërkohë, një qytetar ka dërguar një video ku shihet lumi i mbushur, i cili gjendet afër qendrës së Pejës.

Ndryshe, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shtypja atmosferike përkohësisht do të ulet nën vlerat e normales, duke krijuar kushte për një mot jo stabil dhe të paqëndrueshëm, i përcjellë me erëra dhe reshje shiu, derisa në viset malore serish priten që reshjet e shiut të jenë të përziera me dëborë.

Kurse në redaksinë e Indeksonline, një lexues ka dërguar disa fotografi nga qyteti i Pejës, saktësisht tek vendi i quajtur ‘Te sharra’ dhe tek ‘Lumbardhi’, te gjithë kjo gjendje e krijuar pas shiut të mbrëmshëm që ka vazhduar edhe sot./Indeksonline/

Comments