Reuters: Do të hetohet nëse Haradinaj është gjykuar më parë nga Haga për akuzat e Serbisë

Agjencia e lajmeve Reuters ka raportuar në lidhje me ndalimin që i është bërë kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj nga policia kufitare franceze të mërkurën në orët e pasdites me të arritur në aeroportin Basel-Mulhouse në Francën lindore.
Një burim gjyqësor i ka thënë agjencisë, transmeton Koha.net, se hetuesit të enjten do të hetojnë faktin nëse ka pasur arsye për të mos e ekzekutuar kërkesën për ekstradim [të palës serbe], posaçërisht në këtë rast pasi është lëshuar për arsye politike.
“Ata do të shikojnë nëse ai është gjykuar më parë para gjykatës së OKB-së për të njëjtat akuza me ato të urdhër arrestit të lëshuar [nga Serbia]”, ka thënë burimi i Reutersit, transmeton Koha.net.
Haradinaj, lideri i AAK-së, ishte duke udhëtuar me pasaportë diplomatike kur u ndalua nga autoritetet franceze.

