Revoltë në burgun e Idrizovës, të burgosurit në këmbë për shkak të tërmeteve
Të burgosurit në burgun e Idrizovës janë në këmbë dhe në panikë, duke kërkuar të lihen në ambiente të hapura për shkak të tërmeteve serike, transmeton Telma.
Ata kërkojnë që të lirohen nga ndërtesa e vjetër e repartit të meshkujve, por gardianët janë duke qetësuar situatën. Situata vazhdon të jetë e tensionuar dhe se të burgosurit vazhdojnë të jenë të revoltuar.(INA)