Rexha: “Sylë, s’kanë çka bajnë ma shumë se kaq”



Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rexhep Selimi, ka ngushëlluar ish-bashkëluftëtarin e tij, Sylejman Selimin, pasi që Gjykata e Apelit vetëtoi aktgjykimin e Gjykatës Themelore, duke e lënën në burg Selimin edhe shtatë vjet të tjera, njofton Klan Kosova.
Apeli i ka ulur dënimin Selimit vetëm një vit – nga tetë në shtatë – dhe ka vërtetuar edhe dënimet për të tjerët në rastin “Drenica II”.
“Sylë, je më i madh se çdo lloj dënimi”, ka shkruar deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje në llogarinë e tij në Facebook.
“Nga prita në pritë, nga sfida në sfidë. Kështu paska qenë rruga jonë. Mbahu vlla se s’kanë çka bajnë ma shumë se kaq”.