Rexhepi: Kapriçot dhe dobësitë  individuale janë  përgjegjësi individuale

257

Në emër të Rinisë të Bashkimit Demokratik për Intergim Arjeta Rexhepi gjatë fjalimit të saj në takimin e Forumit Rinor që u mbajt dje në Shkup tha se BDI do të del nga kjo krizë politike faqebardhë duke u distancuar nga individët që eventualisht mund të kenë bërë shkelje apo keqëpërdorime.

“BDI është një parti që buron nga energjia e pashtershme e popullit tonë , nga rinia dhe plejada e veprimtarëve të  dalluar të  kombit tonë . BDI nga kjo krizë  do të  del më  e fortë , më  e përgitur dhe e çiltërt . BDI bënë  vepra kapitale, vepra të  mëdhaja për shqiptarët. Ndërsa kapriçot dhe dobësitë  individuale janë  përgjegjësi individuale. Punët e medhaja janë  vepra kolektive të  BDI-së” tha gjatë fjalimit të saj në evenimentin ku ishin mbledhur rinistët e kësaj partie së bashku me udhëheqësit e partisë dhe përfaqësuesit e kësaj partie si në pushtetin lokal edhe atë shtetëror. Nuk mungonin as ish minsitra dhe drejtuesit e shtabeve zgjedhore.

 “Dhe sot kur jemi në fillim të një fushate për këto zgjedhje të parakohshme nga një krizë politike ku partia jonë nuk ishte shkaktare e saj, jam më se e sigurtë se do të dalim faqebardhë “ nënvizoi ajo.

Comments