Rezarta Shkurta feston ditëlindjen me Zajminën, ja çfarë i lidh ato prej 20 vitesh

334

 

zajminarezarta

Ato janë dy personazhe të njohura në botën e showbizzit shqiptar, fillimisht me muzikën e tyre dhe tani janë përkushtuar bizneseve të tyre. Zajmina Vasjari dhe Rezarta Shkurta janë dy mike të mira, dhe prej kohësh mbështesin njëra-tjetrën në çdo hap të karrierës së tyre. Por ajo që pak dinë, është se ato të dyja njihet që kur ishin 10 vjeç.

Ditën e djeshme në ditëlindjen e Rezartës, shoqëria e tyre mbushte 20 vjeç. Kjo e fundit ka publikuar një foto në profilin e saj në Instagram ku e falënderon Zajminën për çdo gjë që ka bërë gjatë këtyre viteve.

“Shumë pak veta e dinë që shoqëria jonë ka nisur që në moshën 10 vjeç… Dhe ja sot mbas 20 vitesh duke festuar me ty dhe e bekuar që të kam në jetën time Zajmina Vasjari”, ka shkruar Rezi në urimin e saj.

8
Comments