Rifillon evakuimi nga lindja e Aleppos, deri tani janë evakuuar qindra veta

169

93021881-036945627-1_1482139047-4573919

Ka rifilluar evakuimi i njerëzve nga lindja e Aleppos, pas arritjes së një marrëveshjeje dje.
Raportohet se të paktën 350 persona janë nisur nga enklavat rebele mbrëmë vonë, në drejtim të territoreve të tjera rebele, përcjell Express.

Në mesin e atyre që janë larguar është edhe 7-vjeçarja Bana Alabed, e cila kishte shkruar në Twitter për kushtet e sirianëve në zonat e rrethuara të Aleppos.

Ndërkohë, evakuimi ka filluar sot në mëngjes edhe në provincën që kontrollohet nga qeveria, Idlib, e cila është e rrethuar nga rebelët.

Mijëra sirianë të tjerë presin që të evakuohen.

Comments