Rikthehet ‘Audi i frikshëm’ në Itali, këtë herë është i zi 

465
fresco

 

midle

audi i zi - karabinieri

Frikë në Caserta të Italisë, në autostradën A1 mëngjesin e sotëm, për shkak se një makinë e drejtuar nga një shqiptar, që rezultoi i dehur, ka përshkruar 10 km kundravajtje.

Ai ka drejtuar makinën përgjatë korsisë që të çon në Romë, por në drejtim të Napolit.

Siç raportojnë mediat lokale, shqiptari ka provokuar edhe një aksident, për fat të mirë jo të rëndë, shkruan Syri.net.

Makina, një “’Audi A6” e zezë me targa shqiptare e ndjekur nga policia, ka përfunduar udhëtimin në Recale (Caserta), pasi ‘dërgoi’ në spital drejtuesin e një tjetër veture me të cilën është përplasur.

Nën drejtimin e Audit, policët italianë gjetën një 29-vjeçar, pa një vendbanim fiks. Nga testi i alkoolit u zbulua se në gjakun e tij kishte një nivel alkooli tre herë më të lartë se sa limiti i lejuar. Hetimet zbuluan se ndaj tij kishte një urdhër dëbimi, që mesa duket i riu nuk e kishte zbatuar. 29-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është ndaluar nga policia dhe është nën hetim.

Nëse përmendim “Audin” dhe Italinë, në mendje të vjen rasti i “Audit të verdhë” me të cilën lëviznin pjesëtarë të një grupi kriminal shqiptar. Siç kanë raportuar edhe mediat lokale, “Audi i verdhë” ka terrorizuar Italinë Veriore gjatë verës së këtij viti, duke lëvizur me shpejtësi të madhe, madje ka shkaktuar edhe një aksident me pasojë vdekjen. /Syri.net/

Comments