Rikthehet Gjira, paralajmëron këngën e re [Foto]

197

Prej vitesh, këngëtarja nuk ka qenë aktive në muzikë, por rreth të rejave nga ajo kemi mësuar vetëm përmes rrjeteve sociale, shkruan lajmi.net.

Së fundi, këngëtarja ka paralajmëruar një projekt të ri, detaje të të cilit nuk ka preferuar t’i bëjë të ditura për publikun, vetëm se ka shkruar që tani për tani nuk do ta publikojë.

“Hej, kënga quhet “nuse” dhe ende s’është lansu”, ka qenë mbishkrimi i saj në një status në Instagram.

Kujtojmë që projektet më të suksesshme të Gjirës janë “Deja Vu”, në duet me Argjentina Ramosajn dhe “Mami s’po m’len”. /Lajmi.net/

Comments