Rikthehet La Liga me derbin e zjartë
Liga elitare në Spanjë, e njohur si La Liga, rifillon sezonin e ndërprerë shkaku i COVID-19, me një përballje të zjarrtë, derbin e Andaluzisë, në të cilën Sevilja në stadiumin “Ramon Sançez Pizhuan” do të përballet me Real Betis. Kjo sfidë është e programuar të nis në orën 22:00 dhe do të zhvillohet pa prezencën e publikut, ndërsa do të jetë ndeshja e parë që nga ndërprerja e La Ligas, më 10 mars, pas përhapjes së pandemisë “COVID 19”. Vetëm 3 ditë më vonë, në fundjavë, motorët do të ndezin edhe Barcelonën e Real Madridi. Katalonasit më 13 qershor, në transfertë do të sfidojnë Majorkën, ndërsa Real Madrid, një ditë më vonë pret Eibarin në terrenin vendas.