Rikthehet ngrohja në shkollat e Çairit



Në shkollat fillore , të cilat një ditë më parë mbetën pa ngrohje për shkak të faturave të papaguara, është rikthyer ngrohja. Drejtorët e shkollave konfirmuan se, siç u kanë premtuar nga Ngrohtorja Shkup – Veri, që një ditë më parë ka filluar furnizimi i energjisë termike në të tria shkollat. Ndryshe, Shkup-Veri të premten për shkak të borxhit prej gjysmë milionë euro i shkyçi shkollat nga rrjeti i ngrohjes. Një ditë më parë Komuna e Çairit arriti marrëveshje për të paguar borxhin e prapambetur. /Alsat-M/