Rilindja me BESË në Kërçovë, Labënishti: ta ndëshkojmë politikën e korruptuar

370

Arben Labënishti

Sonte Rilindja me BESË ka zbarkuar në Kërçovë ku ka realizuar takime me banorët e kësaj zone, të cilët i kanë mirëpritur përfaqësuesit e Rilindjes me BESË.

Bartësi i listës zgjedhore në njësinë e pestë i Rilindjes me BESË, Arben Labënishti tha se premtimet e politikanëve të korruptuar janë vetëm mashtrime për ta ruajtur (rimarrë) pushtetin, për interesat e tyre të ngushta, të cilat sjellin regres, përseritje të historisë së vjetër.

Moebel THEMA

“Përkulja dhe bashkëjetesa me këta politikanë na le të shfrytezuar, të nëpërkembur, pa liri dhe dinjitet! Është koha që me votën tonë ta ndeshkojmë politikën e korruptuar dhe destruktive. Ejani së bashku më 11 dhjetor ta kurorëzojmë fitoren e “Rilindje me BESË”, duke rrethuar numrin 10-të! Kjo është e vetmja mundësi për ta ndeshkuar politikën klanoro-sunduese dhe për të sjell në drejtim një politikë të përgjegjëshme udhëheqëse, shërbyese të popullit! O sot, o kurrë!”” tha ai.

Lulzim Aliu nga Rilindje me BESË ka deklaruar se: “Po ashtu duhet të flasim edhe në emrin e të gjithë të burgosurve të pafajshëm që BDI-ja së bashku me pushtetin në të cilin është bashkëqeverisës i mbanë me pa të drejtë të mbyllur dhe nuk dëgjon zërin e tyre, zërin e pafajësisë, por është në anën e VMRO-së dhe gjyqeve të kurdisura.  Të ngremë zërin ne për familjarët e Rastit të Sopotit, për familjarët e Rastit Monstra, për familjarët e Lagjes së Trimave. A e dini se përse BDI-ja nuk flet për këto dhe pengon tjerët që të flasin për këto?  Sepse ajo është e kapur nga Magjar Telekomi; Sepse ajo dhe familja rreth saj janë të kapur nga subvencionet për bujqësi e blegtori; Sepse ajo dhe familja rreth saj janë të kapur nga tenderët për hidrocentralet apo për energji diellore. Andaj kërkoj nga Ju, që më 11 dhjetor të rrethoni numrin 10 dhe të vlerësoni me 10-she kandidatë më të mirë që ofron Koalicione “Rilindje me BESË”, ata që janë më të mirët, më të diturit, më të ndershmit, dhe më të moralshmit.  Këtë vendim për Ju dhe të ardhmen e familjes Tuaj duhet ta merrni tani. O sot, o kurrë!”

Skender Rexhpi – Zejd nga Rilindje me BESË, tha se nga Kërçova po fillon ndryshimi dhe shpresa e të ardhmes. Ai ka shtuar se rinia intelektuale shqiptare në Maqedoni është e rreshtuar me Rilindjen me BESË, pasi aty është rruga e drejt për ta Ridefinuar këtë shtet të ndërtuar mbrapsht, duke porositur se vota për numrin 10-të është votë për dinjitet dhe mirëqenie shqiptare!

Comments