Rilindja me BESË sonte në Hasanbeg dhe Haraçinë



Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi: “VMRO-DPMNE’në e trishton e vërteta se pas këtyre zgjedhjeve do mbetet pa degën e vetë shqiptare. Pra me rritjen e numrit të Besatarëve egërsohen VMRO-DPMNE’ja, sepse ato e dinë se me fitoren e Lëvizjes BESA, përgjithmonë do mposhtet antishqiptaria e Gruesvkit.
Fjalë rasti kishte edhe bartësi i listës në zonën 2, njëkohsisht edhe sekretar gjeneral i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi i cili para hasanbegasve tha: “Dikujt nuk po i pëlqen Ridefinimi, por kjo me ose pa dëshirën e tyre – do të bëhet’’.
Gjatë këtij takimi, fjalë rastin kishin shefi i shtabit komunal në Gazibabë – Fatmir Shaqiri, shefi i shtabit komunal në Haraçinë – Ali Ismaili, dhe anëtari i kryesisë qendrore Zejd Rexhepi.