Rilindje me BESË mbajti tubim në Çair (FOTO)

176
fresco

midle

Rilindje me BESË sonte u takua me banorët e Çairit, ku para banorëve të kësaj ane shpalosën platformën dhe programin zgjedhor, me çka u përkrah fuqishëm platfoma “Ridefinimi”. Para të pranishmëve kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, njëherit bartës i listës zgjedhore për njësinë e gjashtë zgjedhore deklaroi: “Ne do t’ia kthejmë shqiptarëve hisen që iu takon këtë shtet. Dikur ishte e pamundur të besohej se Ali Ahmeti me shokët e tij do të përkuleshin dhe do të zbatonin vetëm urdhrat e Nikolla Gruevskit, ngaqë ajo ua dorëzoi palës maqedonae edhe atë që nuk i takon asaj – edhe Maqedoninë shqiptare. Por, Lëvizja BESA do ta kthejë atë që na takon pa dëmtuar asnjërin, mjafton që shqiptarët e kanë të qartë se kënd duhet ta ndëshkojnë me votë në këto zgjedhje. Çdo votë në zgjedhjet e 11 dhjetorit është e rëndësishme. Çdo votë e juaj është fuqizim i zërit të shqiptarëve të cilët o sot, o kurrë do t’i dalin zot vendit të të parëve të vet, vendit që do të mbetet i fëmijëve tanë – Maqedonisë shqiptare.”

Bekim Saliu shefi i shtabit zgjedhor nga Rilindje me BESË në Çair ka deklaruar: “Nuk di a kanë bërë sonte ndonjë foto ata që i kap infarkti kur na shohin kaq shumë. Është mirë dikush t’ua dërgojë ndonjë. Ka gati një muaj që unë u detyrohem shumë të gjithë aktivistëve të Çairit, të cilit nuk e kanë shikuar kurrë orën, të cilën kurrë nuk e kanë ndjerë temperaturën e ftohtë dhe të cilët kurrë nuk kanë refuzuar asnjë kërkesë vetëm e vetëm që kjo fushatë dhe ky mision të dalë i suksesshëm. Duke qenë në ballë të tyre, unë dua ta falënderoj secilin prej tyre veç e veç dhe emër për emër, por meqë nuk kam shumë hapësirë, po ju them FALEMINDERIT TË GJITHËVE. Ju jeni heronjtë e kësaj fitore.”

Bartësi i listës zgjedhore në njësinë e parë i Rilindjes me BESË, Zeqirija Ibrahimi tha: “BDI na ka penguar që të mbajmë tubimin në ndonjë sallë të Çairit, mirëpo kjo ka ndikuar që të jemi në shpirtin e shqiptarëve të Çairit dhe gjithandej, sepse ne jemi në shërbim të popullit. Jam i bindur se shqiptarët e Maqedonisë, nuk janë të verbër dhe nuk janë më të shurdhër ndaj këtyre problemeve të mëdha që na ka shkaktuar kjo qeveri me mendësi enveriste. Ju ftoj që të mos harroni se fitorja e të dielës e ka vetëm një numër, kjo është numri 10-të”.

Comments