Rimbursoni paratë e shpenzuara për fanellën e Bonuccit

182
fresco

Largimi i Leonardo Bonuccit vazhdon të prodhojë debat. Edhe pse kanë kaluar disa ditë nga transferimi i mbrojtësit të Juventusit në radhët e Milanit, kjo cështje vazhdon të prodhojë diskutime të shumta, këtë herë jo me akuza për tradhëti, ose si është e mundur që një idhull i tifozërisë së bardhezinjve kreu një veprim të tillë, por në aspektin financiar dhe jo të arkave të “Zonjës së Vjetër”, por të tifozëve të kampionëve të italisë. Një numër i konsiderueshëm fansash kanë blerë fanellat e reja të Juventusit për sezonin 2017-208 me emrin e mbrojtësit.

105 Euro është kostoja e një fanelle, por paratë së bashku me përzgjedhjen e emrit të futbollistit që kanë dashur të mbajnë mbajnë veshur, kanë shkuar dëm. Në lidhje me ketë cështje ka reaguar dhe Zyra e mbrojtjes së konsumatorit në Itali. Zyrtarë të këtij institucioni i kanë bërë thirrje drejtuesve të Juventusit të marrin masa, ndaj atyre personave që kanë blerë fanellën e Leonardo Bonuccit. Alternativat e tyre janë ose t’i rimbursohen paratë e shpenzuara ose të ndërrohen me fanellën e ndonjë futbollisti tjetër, zgjedhje e cila do të lihet në dorë tifozit. Në lidhje me këtë propozim të bërë ende nuk ka asnjë përgjigje nga ana e drejtuesve të Juventusit, por që me shumë mundësi në ditët në vazhdim do të këtë dhe një reagim nga ana e tyre.

Comments