RINIA NË KRIZË EKZISTENCIALE DHE IDEORE!

343
fresco

Izet Zeqiri

Roli i të rinjve është shumë i theksuar në shoqëri pasi që ata janë forca motorike ardhmërisë që përgatitet që të merë përgjegjësin për bartjen e projekteve zhvillimore në shoqëri. Gjithçka që kalon në syrin e mendjen e të rinjve, asgjë nuk mbetet pa u analizuar në mënyrë kritike. Historia na tregon se ata janë shtresa e parë që hidhen në anën e popullit dhe gjithmonë përpjekjet e tyre kanë kahun pozitiv revolucionar. Ata kanë prirje për kundërvënie ndaj të gjitha devijimeve në shoqëri.
Për rinin sot në botë flitet shumë, tema për të rinjtë po shëndoshet gati në temë qendrore, kurse te ne në Maqedoni për rinin për problemet dhe për perspektivën e të rinjve flitet shumë pak. Për rinin duhet të flitet më shumë pasi që ato janë reparti më ndjeshëm i shoqërisë dhe përbën një nga vatrat më të nxehta të shoqërisë dhe në të njëjtën kohë pikat më kritike të sajë.
Për sa i përket qëndrimit të rinjve ndaj jetës kam përshtypjen se të rinjtë në Maqedoni janë në një krizë ekzistenciale dhe ideore, te ata janë rritur tendencat e pesimizmit posaçërisht në vlerësimin e mundësive personale dhe ardhshmërisë. Të rinjtë shpesh reagojnë me pasiguri dhe në mënyrë emocionale. Ata janë të gatshëm të marrin pjesë në ndryshimet politike duke u hedhur në anët e partive politike të cilët ofrojnë programet e veta, mirëpo ata zhgënjehen shpejtë sepse interesat dhe nevojat a tyre asnjë herë nuk shikohen jashtë kontestit të marrëdhënieve shoqërore, por artikulimi i tyre ka ardhur në shprehje në mënyrë verbale dhe formale.
Nga të dhënat e hulumtimit të zhvilluar nga Qendra për Hulumtim dhe Krijimin e Politikave e cila bazohet në anketën e të rinjve të moshës prej 15 deri në 29 vjet nga 426.975 të rinjtë nga mosha 15 deri 29 vjet që jetojnë në Maqedoni, 76.70% e të rinjve mendojnë të largohen nga vendi, kryesisht në vendet e BE-së dhe vetëm 23.30% nuk dëshirojnë të largohen. Arsyeja kryesore që nxit të rinjtë për këtë vendim është cilësia e dobët e jetës, duke përfshirë papunësinë ose kushtet e këqija në punë, ambienti social i pasigurisë politike dhe ekonomike, sistemi jo i mirë arsimor dhe diskriminimi. Madje 91.6 % e të rinjve mendojnë se zëri i tyre nuk është I përfaqësuar mjaftueshëm në proceset e vendim-marrjes në vend ndërsa 87.3% prej tyre mendojnë se shteti nuk shfrytëzon potencialin e të rinjve dhe nuk ofron mundësi për zhvillim.

Comments