Rinia u deklarua për zgjedhje të lira, 22 forume rinore nënshkruan deklaratën

131

Moebel THEMA

Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, forumet rinore të 22 partive politike nënshkruan deklaratën për zgjedhje të lira, korrekte dhe demokratike. Krerët e forumeve rinore të partive përkatëse u zotuan se do të angazhohen për zgjedhje të qeta, pa frikësime dhe se do të dënojnë publikisht çdo akt dhune dhe manipulim zgjedhor.
“Edhe kësaj radhe ne si forum rinor jemi përgatitur që edhe në këto zgjedhje të jenë në formën sa më të mirë të organizuar dhe ne si forum rinor jemi përpjekur dhe do të përpiqemi që të japim më të mirën që kemi”,- deklaroi Bekim Memeti nga BDI.
“Do të mundohemi, ashtu si në të kaluarën, si forum rinor nga Rinia Demokratike Shqiptare, të kontribuojmë aq sa mundet për organizimin e fushatës që zgjedhjet të kalojnë në një frymë të lirë dhe demokratike.”,- tha Memetulla Demiri nga PDSh.
Aktorët e rinj në politikë deklaruan se gjatë fushatës nuk do të heqin materialin propagandues të partive rivale dhe do të përpiqen të reduktojnë gjuhën e urrejtjes.
“Në një situatë të tillë, e cila po zgjat disa vjet në shtet, pikërisht nga ne pritet një pjekuri, pritet të jemi shembull për të gjithë në këtë shoqëri se si mundet dhe si duhet të bëhet fushatë politike”,- theksoi Stefan Bogoev nga LSDM.
“Shpresoj se këto zgjedhje do të jenë zgjedhje në të cilat ne si njerëz të rinj do të garojmë për votën e të rinjve përmes projekteve të propozuara, përmes masave dhe reformave të propozuara dhe jo me gënjeshtra dhe konstruime”,- u shpreh Vlladimir Nellovski nga VMRO-DPMNE.
Kjo është hera e dytë që forumet rinore të partive politike po nënshkruajnë një deklaratë të përbashkët për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Organizatori i kësaj ngjarje, Instituti Ohër, vlerëson se ky akt është me rëndësi, pasi gjeneratat e reja në partitë politike janë gjithnjë e më të zëshëm dhe së shpejti do të jenë gjenerata e re e politikanëve që do të marrin vendime me interes publik.
Comments