Rinovimi i kontratës? Përgjigje epike nga Gattuso

399
fresco

“Rinovimi? Nuk mendoj për të tani. Unë mendoj për ndeshjen e radhës, 3 pikët dhe mundësinë për të çuar Milanin në Champions, që nuk është një mision i pamundur”.

Gennaro Gattuso dëshiron të rinovojë me Milanin pasi ta çojë skuadrën në Evropë.

Madje ai e sheh si të mundshme edhe futjen në “top-4”.

“Rinovimi? Nuk mendoj për të tani. Unë mendoj për ndeshjen e radhës, 3 pikët dhe mundësinë për të çuar Milanin në Champions, që nuk është një mision i pamundur. Rëndësi ka të fitojmë sa më shumë ndeshje, pse jo të gjitha dhe më pas të bisedojmë për të ardhmen”, deklaroi Gattuso.

“Unë jam një futbollist i mësuar me muzikën e Champions dhe kam dëshirë ta dëgjoj sërish si trajner i Milanit. Unë dua që edhe këta djem ta shijojnë atë trofe dhe më pas do të rinovoj”, shtoi ai.

Comments