RIREGJISTROHEN 1517 VOTUES, NUMRI PËRFUNDIMTAR I VOTUESVE DO TË KUPTOHET TË HËNËN

164

Image result for Regjistrimi

Moebel THEMA

Nga 29 856 qytetarë, të cilët patën mundësi ta verifikojnë përsëri të drejtën e tyre të votës, vetëm 1517 e kanë shfrytëzuar këtë të drejtë, me ç’rast do të regjistrohen në Listën Zgjedhore, informojnë nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor. Të tjerët, në pajtueshmëri me ligjin  do të fshihen. Nga KSHZ kumtuan se numri përfundimtar i qytetarëve me të drejtë vote do të merret vesh të hënën kur do të mbyllet përfundimisht lista.

„Hapi i radhës që KSHZ duhet ta bëjë është ta dorëzojë listën te partitë politike. Në afat prej tri ditëve ata duhet të dorëzojnë vërejtjet, gjegjësisht kërkesat për ndryshime, për regjistrimin apo fshirjen e të dhënave në listë, së bashku me provat për atë që e kërkojnë. Pasi të mbarojë kjo procedurë, KSHZ duhet ta përfundojë listën dhe sipas ligjit, kjo duhet të bëhet deri më 21 nëntor deri në orën 24”, u shpreh Lupka Guguçevska, Zëdhënëse e KSHZ.

Nga organizata joqeveritare “Most”, thonë se ky numër prej rreth 1500 personave, vetëm se e ka konfirmuar parashikimin e tyre, se interesimi i qytetarëve do të jetë minimal.

„29 mijë personat e mbetur, edhe më tej do të jenë të paregjistruar dhe në pajtueshmëri  me marrëveshjen e Përzhinës, nuk kanë për të votuar vetëm në këto zgjedhje. Në të ardhmen, pas këtyre zgjedhjeve me siguri do të ketë marrëveshje të re ose këta persona do të jenë pjesë e kontrolleve të tjera”, tha Zllatko Dimitovski, nga Organizata Joqeveritare “MOST”.

Listën zgjedhore qytetarët kishin mundësi ta shohin deri më 11 nëntor, kur edhe skadoi afati i dorëzimit të listave të kandidatëve. KSHZ konfirmoi 12 lista dhe 5 koalicione. Lista e  Partisë Socialdemokrate të Maqedonisë e Branko Janevskit dhe ajo Lëvizja Popullore e Maqedonisë e Janko Baçevit nuk u pranuan.  Sipas afatit për zgjedhjet e parakohshme, të dielën duhet të bëhet edhe caktimi i renditjes së partive politike në fletëvotim.

Comments