Ministrja e Transformimit Digjital paralajmëroi se nga janari i vitit të ardhshëm do të nisë regjistrimi plotësisht i automatizuar i fëmijëve të sapolindur, njoftoi Kabineti i saj.
“Qeveria dhe Ministria e Transformimit Digjital po realizojnë edhe një premtim parazgjedhor. Që nga fillimi i vitit, ministria ka formuar një grup pune me përfaqësues nga disa institucione, mes tyre Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria për Udhëheqjen e Librave Amë, Ministria e Shëndetësisë – Drejtoria për Shëndetësi Elektronike, si dhe institucionet publike shëndetësore përkatëse, me qëllim arritjen e automatizimit të plotë në lëshimin e certifikatës së parë të lindjes për fëmijët e sapolindur (projekti “e-bebe”)”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Projekti “e-bebe”, i cili mbështetet edhe nga Zyra e UNICEF-it, parashikon që prindërit ta marrin certifikatën e parë të lindjes drejtpërdrejt në spital, më së voni brenda 48 orëve pas lindjes së foshnjës.

