Rita i rikthehet muzikës
Albumi i saj i dyti mbeti i papërfunduar rreth dy vjet më parë, ku kompania “Rock Nation” e drejtuar nga Jay-Z e gjobiti atë me 2.4 milionë dollarë për shkeljen e kontratës dhe Rita ngeci nëpër seanca gjyqësore.
Tashmë çdo gjë po merr zgjidhje dhe shumë shpejt Rita do t’i rikthehet muzikës me anë të një albumi të ri. Ajo ka konfirmuar për “Daily Mail” se pas premierës së “50 Shades Of Grey” ajo do të nisë krijimin e këngëve të reja.
25-vjeçarja ka nënshkruar një kontratë me një studio regjistrimi në Angli dhe i gjithë albumi do të krijohet në Londër. Rita është shprehur shumë e lumtur që do t’i rikthehet profesionit të saj dhe me padurim pret të publikojë muzikë të re për miqtë dhe fansat.