Rita Ora zbulon titullin e këngës së re [Foto]

199
Pas këngës “Girls”, Rita po punon drejt finalizimit të projektit të ri.

Ditë më parë, këngëtarja ka qenë e ftuar në “BBC Radio 2”, ku edhe performoi live, shkruan lajmi.net.

Ndër të tjera, ajo dha edhe intervistë ku zbuloi detaje rreth këngës së re, të cilën do ta lansojë në fund të muajit shtator.

Ky projekt do të jetë pjesë e albumit të saj të ri, i cili publikohet në muajin nëntor.

Gjatë ditës së djeshme, këngëtarja ka njoftuar se ka arritur që këngët e saj të dëgjohen 1.279 miliardë herë në platformën “Spotify”, po ashtu në fund shkroi që së shpejti sjell këngën me titull “Let You Love Me”. /Lajmi.net/

Comments