Rivaldo: “Neymar dhe Griezmann mund të formojnë katërshen fantastike tek Barca”

320

Ish lojtari i Barcës nuk sheh ndonjë arsye pse Barcelona nuk duhet të synojnë që të transferojnë dyshen Griezmann dhe Neymar.

Mundësitë që Barcelona të krijojë ‘katërshen fantastike’ me Leo Messin, Luis Suarez, Neymar dhe Griezmann, përkrahen nga Rivaldo.

Spekulimet për një gjë të tillë vazhdojnë, kurse gjigantët e La Liga nuk po hedhin asgjë poshtë.

“Messi, Suarez, Neymar dhe Griezmann do të ishte katërshja fantastike e Barcelonës” ka thënë Rivaldo për ‘Betfair’, transmeton lajmi.net.

“Një fazë ofensive me këta lojtarë do të ishte spektakolare dhe mendoj se është e mundur që të akomodohen të gjithë. Do të duhej vetëm të përgatitej një sistem i mirë stërvitor për ta bërë të mundur” ka thënë tutje braziliani.

“Nuk shoh ndonjë problem që të luaj me katërshen fantastike në të njëjtën kohë” ka thënë ndër të tjerash Rivaldo.

Neymar raportohet se kërkon me çdo kusht rikthimin në ‘Camp Nou’, pasi është i pakënaqur në Paris, kurse Griezmann ishte afër transferimit tek Barca edhe vitin e kaluar dhe tashmë ka bërë të ditur se nuk synon të vazhdojë karrierën me Atleticon.

Comments