Riviera Ohër – Strugë e mbushur, kërkohet vend më tepër

237

strug

Kapacitetet e akomodimit në rivierën Ohër-Strugë janë mbushur tërësisht, kërkohet vend më tepër për këtë fundjavë para festës. Më të shumtë janë mysafirë nga Holanda, por gjithnjë e më të pranishëm janë edhe nga Izraeli, Belgjika, Turqia, vendet fqinje, ndërsa rritet edhe numri i turistëve vendorë, vlerësoi kryetari i HOTAM, Kërste Bllazheski.

Rritje më të madhe theksoi se ka pasur te mysafirët vendorë, por edhe te ata nga Shqipëria fqinje, ndërsa ka pasur rritje edhe te mysafirët nga Serbia.

Me zvogëlimin e numrit të bujtjeve për shkak të krizës së refugjatëve dhe krijimit të aranzhimeve të veçanta, njeriu i parë i HOTAM-it nënvizoi se dukshëm është rritur numri i mysafirëve vendorë.

Frekuentim të madh, shtoi, këtë vit ka edhe bregu i Prespës, ku janë bërë disa plazhe të reja dhe të mos e përjashtojmë edhe Dojranin, i cili është plot me mysafirë.

Interesi për të investuar në turizëm, sipas kryetari të HOTAM, është i madh dhe pret ndërtim të kapaciteteve të reja për akomodim dhe numër të madh të turistëve gjatë vitit të ardhshëm.

Bllazheski u përqëndrua edhe në sigurinë e turistëve dhe kontrollin më të madh të plazheve, duke përkujtuar se të gjithë jemi të prekur dhe nuk duhet t’ia lejmë fajin dikujt tjetër.

Comments