Rivotimi në Tearcë, KShZ: Fleta e votimit mbetet e njëjtë

Fleta e votimit me të cilën do të votohet ditën e diel në një vendvotim në Tearcë do të mbetet e njëjtë dhe nuk do të pësojë ndryshime, kanë njoftuar nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, edhe përkundër paralajmërimeve se VMRO nuk do të marrë pjesë në rivotimin në Tearcë.
Rivotimi në vendvotimin 2011 në Tearcë të Tetovës, sipas disa përllogaritjeve, mund të sjellë edhe ndryshim në numrin e mandateve në taborin politik maqedonas dhe me këtë LSDM dhe VMRO të vijnë deri tek barazimi i rezultatit me numër mandatesh.
Por, gjasat gjithashtu janë reale që rezultati aktual të mos ndryshohet, dhe dy partitë maqedonase të mbeten me numrin aktual të mandateve për deputetë.
Në vendvotimin 2011 në Tearcë, ku Gjykata Administrative mori vendim që të rivotohet, janë të regjistruar gjithsej 714 votues.

