Roberti flet për herë të parë për konkurencën mes tij dhe Norës!
Nora Istrefi dhe Robert Berisha janë një prej çifteve më të njohur të showbizit shqiptarë, të cilët janë në marrëdhënie me njerin tjetrin prej 12 vitesh.
Tre vite më parë ata u bënë prindër për herë të parë të vogëlushes Renne.
Pas Norës, Roberti ka filluar të merret me muzikë dhe këngët e tij kanë rezultuar të sukseshme.
I pyetur nga ‘Panoramaplus’ nëse ekziston konkurenca brenda familjes, duke qënë se ai organizon më shumë koncerte se Nora, ai është përgjigjur:
’Është fillimi im dhe normal që këndoj më shpesh. Veç kësaj duke marrë parasysh që unë këndoj më shumë muzikën folk dhe live me bandën, unë këndoj edhe në pub-e e jo vetëm në diskoteka,kështu që jam i pak më shumë i angazhuar se Nora. Nuk e shoh Norën si konkurrencë,por vetëm si personi që e dua fort’.