Roberto ka vendosur, ja ku do luajë sezonin e ardhshëm. Nuk është Manchester United

256

Mesfushori me tipare mbrojtëse Sergi Roberto ishte folur për një largim nga Barcelona me Chelsean dhe Manchester United që ishin dakord që të paguanin klauzolën 40 milion euroshe.

Por, lojtari është shprehur se është shumë i lumtur tek Barcelona.

“Unë jam i lumtur. Kundër Real Madridit në Superkupë isha i lumtur për nivelin personal madje unë dhe sot u ndjeva rehat. Kam luajtur në pozitën time të preferuar në mesfushë” deklaroi Roberto.

“Unë startova në Bernabeu dhe trajneri më ka dhënë besim, unë kam shënuar sot dhe unë dua të jem i rëndësishëm. Dua të vazhdoj kështu”, u shpreh ai.

Comments