Roberto: Kjo e pret Liverpoolin në Ligën e Kampionëve

402
fresco

Barcelona festoi titullin e kampionit të 26-të në La Ligë në fundjavë.

Por, skuadra katalane ka menjëherë një objektiv tjetër të rëndësishëm, të arrijë finalen e Ligës së Kampionëve.

Mbrojtësi Sergi Roberto ka theksuar se skuadra është e vendosur ta eliminojë Liverpoolin.

“Na kanë mbetur edhe katër ndeshje për ta mbyllur sezonin me La Ligë, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai për “Sport”, përcjell lajmi.net. “Jemi afër Tripletës që do të ishte historike”, u shpreh Roberto. /Lajmi.net/

Comments