Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka komentuar takimin me presidenten Vjosa Osmani.
Rohde ka bërë të ditur se temë kyçe e takimit ishte ngërçi politik dhe institucional në Kosovë, raporton Zeri.info.
“Në takim shpreha shqetësimin tim për ngërçin e vazhdueshëm politik dhe institucional, si dhe për diskursin publik të kohëve të fundit që hedh dyshime mbi vendimet gjyqësore, pasi zhvillime të tilla rrezikojnë të gërryejnë besimin e publikut në pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit”, ka shkruar ambasadori gjerman mes tjerash.

